Ukraina prodhoi 55 milionë ton drithëra
Kiev, 15 dhjetor - Sasia mesatare e rendimentit të drithërave në Ukrainë arriti në 38 kv. për hektar, ndërsa e misrit 64 kv. për hektar.
Në vitin 2010 prodhimi i drithërave në vend ra 14,7 % në krahasim me periudhën analogjike të vitit 2009.
Në periudhën e vitit të marketingut, afati gjatë së cilit brenda një viti kalendarik realizohet shitja e mallrave të një asortimenti të caktuar 2011-2012, Ukraina do të ketë mundësi të eksportojë deri në 27 milionë ton drithëra.
Një vit më parë jashtë shtetit u furnizuan 7 milionë ton drithëra ukrainase.