22 Dhjetor 2024

U shënua Dita Botërore e Qumështit

Prishtinë, 1 qershor - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë  dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me  prodhuesit dhe përpunuesit  vendor të qumështit e të mbështetur edhe nga USAID-i, sot ka shënuar Ditën Botërore  të Qumështit.

Manifestimi qendror është mbajtur në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku pos shumë fermerëve dhe qytetarëve, pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Blerand Stavileci.

Në fjalën e rastit që e mbajti  me këtë rast ministri Stavileci, ai tha se  misioni i MBPZHR-së është zbatimi i programit të Qeverisë së Kosovës në fushën e bujqësisë, me theks të  veçantë në sektorin e blegtorisë.

Kjo ministri, ka shtuar tutje ministri Stavileci, synim të vetin e ka zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në vendbanimet rurale të Kosovës. Arritjen e këtyre objektivave zhvillimore MBPZHR e bazon në “Planin e zhvillimit bujqësor dhe rural 2009 – 2013” plan ky që themel të vetin e ka tregun e konkurrencës së lirë.

Kjo strategji është kompatibile me atë të BE dhe bazohet në katër boshtet dhe tetë masat e saj.

MBPZHR në vazhdimësi është duke e rritur mbështetjen direkte për fermerët, jo vetëm të blegtorisë, por edhe të sektorëve të tjerë me shkallë prioriteti.

Qeveria e Kosovës, respektivisht MBPZHR ka bërë thirrje publike për aplikim për dhënien e ndihmës financiare/grandit për investime në fermë në kuadër të masës 2 "Ristrukturimi i potencialit fizik në sektorin agro-rural" PZHRB 2007-2013, për nën-masën 1 " Mbështetje ekonomive bujqësore për prodhimin e qumështit".

Për këto qëllime, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ndan rreth 400.000 euro.

MBPZHR edhe sivjet do të mbështes fermerët për kafshët e imëta në vlerë 1.5 milionë €, pastaj do të jepen subvencione për mbarështimin e lopëve qumështore dhe subvencionim për  mëshqerra në   përmirësimin racor të tyre.

Po ashtu,  Qeveria e Kosovës do të aplikojë dhe një sërë masash të tjera lehtësuese për bujqësinë kosovare, ka thënë ndër të tjera ministri i Bujqësisë së Kosovës z. Blerand Stavileci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)