U hap panairi i bletarëve rajonalë Mitrovica 2011
Mitrovicë, 21 tetor - Organizuar nga shoqata e bletarëve Poleni të Mitrovicës dhe Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (DBZHR) është hapur të premten panairi rajonalë i bletarëve Mitrovica 2011 në sheshin Liria. Panairi ka karakter promovues dhe shitës.
Sabri Haziri, kryetar i shoqatës së bletarëve Poleni, tha se është viti i tetë që në bashkëpunim me DBZHR organizohet ky panair në Mitrovicë, ku ofrohen prodhime që janë 100 për qind natyrale.
Këta bletarë të vyeshëm kanë ofruar sot këtu produkte të bletarisë si mjaltë, polen, propolis, dyell e qumësht blete.
Haziri tha bletarë e rajonit të Mitrovicës, radhiten lartë në nivel vendi sa i përket pjesëmarrjes në organizime të niveleve të ndryshme, qoftë edhe ndërkombëtare. Këta bletarë me produktet e tyre mbajnë familjet për të mos u bërë barrë e shoqërisë.
Theksoi se shoqatat me organizimin e tyre po mundohen që të ndihmojnë në rritjen e numrit të bletarëve dhe aftësimin e tyre. Shpresojmë që prej vitit të ardhshëm Ministria e Bujqësisë do të dyfishoj subvencionet për këtë degë të bujqësisë.
Në anën tjetër, Bislim Imeri, drejtor i DBZHR në Komunën e Mitrovicës, tha se bashkëpunimi i kësaj drejtorie me bletarët është në nivel të kënaqshëm.
Ai theksoi se mbështetja e komunës nuk ka munguar dhe nuk do të mundoj asnjëherë për bletarët.