Turqia vendi më i madh në Evropë për nga bujqësia
Stamboll, 18 mars - Ministri i Financave të Turqisë, Mehmet Şimşek deklaroi se Turqia për nga madhësia bujqësore është vendi më i madh i Evropës ndërsa radhitet e 7-ta në botë.
Në përgjigje të një pyetjeje Ministri Shimshek deklaroi se përkrahjet e bëra në sektorin e bujqësisë çdo herë vijnë duke u rritur.
Shuma e përgjithshme e ndihmave të ndara për sektorin e bujqësisë në vitin 2012 nga 11,1 miliardë lira turke u rrit për 17,8% dhe arriti shifrën prej 13,1 miliardë lira turke bëri të ditur Ministri Shimshek dhe shtoi: Kjo shifër në vitin 2002 ishte vetëm 3 miliardë lira turke.
Me ndihma të drejtpërdrejta dhe indirekte Prodhimi i Brendshëm Bruto, niveli i të cilit në vitin 2003 ishte 23,7 miliardë dollarë, në vitin 2011 arriti në 61,8 miliardë dollarë.
Kështu vendi ynë nga aspekti i madhësisë në sektorin e bujqësisë u bë vendi më i madh në Evropë, ndërsa radhitet e 7-ta në botë.
Mehmet Shimshek gjithashtu tha se në kuadër të mundësive të buxhetit, sektori i bujqësisë vazhdon të përkrahet në çdo fushë dhe njoftoi se nga viti 2004 e këtej ky sektor është ndihmuar me naftë në vlerë prej 3,8 miliardë dollarëve.
Së saje të programit ekonomik që ndjekin, dikasteri i tij mundohet që duke patur parasysh objektivat e buxhetit dhe realizimet, të bëjë edhe uljen e tatimeve për këtë sektor.