25 Dhjetor 2024

Turqia renditet e pesta në botë për bujqësinë me serra

Ankara, 3 qershor - E renditur në mesin e prodhuesve më të rëndësishëm botërorë të frutave të freskëta dhe të thata, Turqia zë vendin e 5-të në botë për serra, me një sipërfaqe bujqësore të mbuluar prej rreth 71.400 hektarësh.

Kina, India dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë respektivisht vendet, që kultivojnë më shumë perime; ndërsa Turqia renditet në vendin e 4-t me afro 30 milionë tonë në vit. Ndjekës të Turqisë në këtë fushë janë Irani, Egjipti dhe Rusia.

Sa i përket serrave, sipërfaqen më të madhe të bujqësisë së mbuluar e ka sërish Kina me 2.700.000 hektarë, e pasuar nga Koreja e Jugut, Spanja dhe Japonia; kurse Turqia zë vendin e 5-të.

Në Turqi, 88 për qind e sipërfaqes bujqësore të serrave shfrytëzohet për prodhimin e perimeve, 10 për qind për prodhimin e frutave dhe rreth 2 për qind për kultivimin e bimëve dekorative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)