22 Dhjetor 2024

Turqia ndihmon bujqësinë kosovare

Prishtinë, 19 gusht - Agjencia Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtarë, (TIKA), ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, (MBPZHR), për ndihmë në sektorin e bujqësisë.

“Ky Memorandum i Mirëkuptimit parasheh ngritjen e kapaciteteve infrastrukturale dhe operative të IBK-së dhe APK-së në fushat e hulumtimit shkencor, sëmundjeve të ndryshme bimore dhe shtazore, analizave ushqimore dhe po ashtu, parasheh edhe trajnimin e bujqëve që kultivojnë kultura të ndryshme bujqësore nga ekspertët e fushave përkatëse të Ministrisë së Bujqësisë në Republikën e Turqisë”, tha ministri Stavileci.

Për pasurimin e spektrit të këtyre projekteve në bashkëpunim me TIKA-në sipas tij po hapim një etapë të re për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. “Falenderoj TIKA-në, Ambasadën e Republikës së Turqisë në Kosovë dhe Qeverinë e Turqisë për përkrahjen e tyre në vazhdimësi”, përfundoi ministri Stavileci.

Qëllimi i këtij memorandumi është që të ketë bashkëpunim reciprok në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe të përcaktojë parimet e bashkëpunimit dhe obligimet e palëve në kuadër të projektit. Ky projekt parasheh ngritjen e kapaciteteve infrastrukturale dhe operative dhe trajnimin e bujqve dhe ekspertëve kosovarë. Ministri i MBPZHR-së tha se TIKA ka realizuar një varg projektesh të cilat i kanë ndihmuar bujqit e Kosovës në masë të madhe dhe sipas tij.

“Ne me TIKA-n po edhe me agjenci të tjera po hapin një faqe të re të zhvillimit të sektorit të bujqësisë, blegtorisë dhe fushave tjera me rëndësi”, tha ai. Sipas Stavilecit efekti i ndihmës së TIKA-s do të ketë ndikim në rritjen e punësimit dhe përparimit të bujqësisë.

“Ekspertët tanë do të mund të shkojnë në Turqi dhe ekspertët turk të vinë në Kosovë dhe t’i shkëmbejnë provoja dhe idetë”, tha ai. Kryetari i TIKA-së, Musa Kulaklikaya tha se e rëndësishme është që bujqësia e Kosovës të përfitojë dhe të zhvillohet me hapat e vendeve në rajon. “me këtë memorandum janë të parapara disa projekte të rëndësishme me rehabilitimin e serave dhe ndërtimin e serrave të reja. Po ashtu në kuadër të këtij memorandumi parashihet trajnimi për bujqit e Kosovës”, tha ai.

Ndryshe me fondet dhe mbështetjen që do të sigurohen nga TIKA, në kuadër të projektit do të subvencionohen 20 ari mollë, renovimi i dy serrave, ngritja e dy serrave të reja me fidanishte . Obligimi i MBPZHR-së në këtë projekt është që të sigurojë mbështetje institucionale dhe të lehtësojë punën e ekspertëve nga Turqia që do të ngarkohen me detyrë në kuadër të zbatimit të projektit në Kosovë. Të sigurojë mirëmbajtjen e materialeve që do të furnizohen për formimin e plantazheve dhe ngritjes s dhe renovimit të serrave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)