22 Dhjetor 2024

Turqia konkretizon mbështetjën për bujqësinë e Kosovës

Prishtinë, 14 prill - Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural   e ka vizituar  sot Ambasadori i Turqisë Metin Husrev Unler ku është pritur nga ministri Blerand Stavileci me bashkëpunëtorët.

Gjatë këtij takimi është folur  për konkretizimin e aktiviteteve në mbështetje të bujqësisë së Kosovës nga Republika e Turqisë dhe nënshkrimit të një Marrëveshjeje për Bashkëpunim që do të bëhet muajin e ardhshëm.

Ambasadori Unler ndër të tjera tha se  interesimi i biznesit turk për Kosovën po shënon rritje të vazhdueshme dhe gjatë periudhës vijuese mund të konkretizohen shumë projekte që janë me levërdi ekonomike, sidomos në fushën e dhentarisë.

Po theksojmë me këtë rast se në  Rajonin e Sharrit, Projekti TIKA i Turqisë ka dhënë kontribut konkret në blegtori,  ku janë shënuar rezultate inkurajuese , duke ndihmuar 50 familje në Opojë dhe Gorë me dhurimin e nga  20 krerë dele për familje.

Me këtë rast është ritheksuar edhe njëherë  pajtimi i mëhershëm që një delegacion i MBPZHR e pati bërë gjatë vizitës në Turqi, ku të dyja palët janë marrë vesh  që në Kosovë të ngritet  një fidanishte me bashkëpunim të ndërsjellë.

Ministri i Minitrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural  Blerand Stavileci e ka falënderuar Ambasadorin e Republikës së Turqisë për mbështetjen e Turqisë për  Kosovës në fushën e bujqësisë dhe, tha tutje ministri Stavileci, kjo tregon qartë se interesimi i biznesit turk dhe kosovar është duke u rritur në vazhdimësi. Po ashtu, të dyja palët kanë shprehur interesim të madh për të bashkëpunuar   në shumë fusha ekonomike-bujqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)