Turqia e para në evropë në eksportin e prodhimeve bujqësore
Stamboll, 12 mars - Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë së Turqisë, Mehdi Eker, mori pjesë në disa ceremoni përurimi organizuar në rrethin e Bartën-it.
Në fjalën e rastit që mbajti këtu ministri Eker i bëri një vlerësim edhe nivelit ku ka arritur sot bujqësia turke.
Eker tha se Turqia zë vendin e parë në Evropë për sa i përket eksportit të prodhimeve bujqësore.
\"Turqia sot i shet botës më shumë se sa blen deklaroi në Bartën Ministri turk i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Mehdi Eker.
Sot Turqia ka një prodhim bujqësor që arrin në 62 miliardë dollarë dhe në renditjen e vendeve të botës është ngjitur në vendin e 7-të, u shpreh Ministri Eker, ndërsa nënvizoi se vitin e kaluar Turqia eksportoi 15 miliardë e 400 milionë dollarë prodhime bujqësore dhe lëndë ushqimore.