Turqia e dyta në Evropë dhe e katërta në botë për serra bujqësore
Ankara, 23 shkurt - Turqia është renditur e dyta në Evropë dhe e katërta në botë me 75.200 hektarë tokë bujqësore të mbuluar (serrë).
Nga totali i prodhimit të serrave në Turqi gjatë vitit 2017, 94 për qind ose 7,3 milionë tonë janë perime, 5 për qind ose 479 mijë tonë janë fruta dhe 1 për qind bimë dekorative.
Gjatë vitit në fjalë janë prodhuar gjithsej 12,7 milionë tonelata domate, nga të cilat 30 për qind e prodhimit vjetor total të domateve apo 3,8 milionë tonë janë produkte serash.
Bujqësia e mbuluar aplikohet në 70 rrethe të Turqisë dhe pjesa dërrmuese e tyre operon në formën e bizneseve të vogla familjare.
Provincat që spikasin më tepër si për nga kontributi në prodhim ashtu edhe për nga dendësia e sipërmarrjeve, janë respektivisht Antalya, Mersin, Adana, Mugla, Aydin dhe Izmir.
Bizneset e serrave për kultivimin e frutave, perimeve dhe bimëve dekorative në rrethet e sipërcituara përbëjnë rreth 90 për qind të aseteve bujqësore të mbuluara në Turqi.