Turqia do ta mbështes Kosovën në çdo rast
Ankara, 30 korrik - Turqia ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm edhe në të ardhmen Kosovën. Kështu ka deklaruar Ministri i Pylltarisë dhe Ujërave i Turqisë, Vejsel Erogllu, transmeton sot gazeta turke Turkish Uiklli. Ministri turk ka qëndruar në Kosovë dhe Maqedoni të dielën. .
Turqia ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan gazeta turke . Turqia do ta mbështes Kosovën në çdo rast dhe do të forcojë edhe më shumë solidaritetin me këtë vend ka shtuar Erogllu gjatë vizitës që ka bërë në Qendrën kulturore turke dhe Agjencinë turke për bashkëpunim ndërkombëtar në Kosovë.