Turqi, ndërtohet kompleksi ushqimor më i madh në botë
Stamboll, 29 maj - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu hodhi themelin e Kompleksit të Integruar Ushqimor të Mishit dhe Qumështit, që kompania turke "Konya Şeker" do të ndërtojë duke investuar 203 milionë lira turke (afro 100 mln euro).
Në kë kompleks, që do të jetë edhe më i madhi në botë i këtij lloji, do të trajtohen 4.200 gjedhë dhe kafshë të imëta, si dhe do të prodhohen 10.000 tonë qumësht në ditë.
Përfundoi hedhja e themelit të Kompleksit të Integruar Ushqimor të Mishit dhe Qumështit, që kompania turke "Konya Şeker" do të ndërtojë në afërsi të qytezës Kashënhanë, në rrugën drejt qytetit Karaman.
Drejtori i Përgjithshëm i Unionit të Kooperativave të Kultivuesve të Panxharit (Pankobirlik), Rexhep Konuk deklaroi gjatë ceremonisë së rastit se do të ndërtojnë kompleksin e integruar më të madh në botë dhe se në këtë kompleks do të hapen një numër i konsiderueshëm vendesh pune.
Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu shprehu kënaqësinë e tij për faktin se ky do të jetë kompleksi më i madh në botë i këtij lloji dhe theksoi se Turqia i ka rritur përmasat e saj në çdo aspekt.
"Shpesojmë dhe dëshirojmë që ky kompleks të sjellë dobi jo vetëm për Turqinë, por edhe për Lindjen e Mesme, Ballkanin dhe Kaukazin, pra të fitojë identitetin e një kompleksi që ushtron aktivitet serioz edhe në rajonet në fjalë. Ky kompleks do të jetë një prej infrastrukturave më të rëndësishme të prodhimit në rang botëror", u shpreh shefi i diplomacisë turke.
Kompleksi i Integruar Ushqimor i Mishit dhe Qumështit do të përballojë i vetëm 15% të konsumit të mishit të freskët në Turqi.
Në kë kompleks do të trajtohen 4.200 gjedhë dhe kafshë të imëta, ndërsa do të punësohen 2.000 vetë.
Sipas planit, ndërtimi i kompleksit në fjalë do të mbarojë deri në fund të vitit.