Trangujt nga Maqedonia me tepricë pesticidesh të rrezikshme
Shkup, 12 nëntor - Trangujt apo siç njihen nga populli edhe si kastraveca nga Maqedonia u gjetën të kenë shumëfish më shumë pesticide seq është paraparë me norma, njohton gazeta vecernji list e Kroacisë.
Njëherit, pesticidet janë aplikuar 2 ditë para se të transportoheshin për në tregun e Kroacisë, anise sipas normave për zbërthimin (zhbërjen) e tyre nevoitet të paktën një javë - pra po aq kohë para se ti ofrohet konsumatorit?!
Ndaj Kroacia ia ktheu Maqedonisë 34 ton tranguj të kontaminuar me sasi të lartë të pesticidit klorpirifos. Agjencija e Maqedonisë për ushqime e veterinari ka paralajmëruar nisjen e hetimeve.
Sipas mediumeve të informimit nga Shkupi z/v drejtori i Agjencisë së IRJM për ushqime e veterinari, z. Abdulezel Dogani ka konformuar se është konstatuar sasi 10 herë më e lartë nga sasia e lejuar e pesticidit klorpirifos .
Bëhet fjalë, siq deklaroi Dogani, për një ndërmarrje vendore me përvojë e cila eksporton edhe në shtetet tjera anëtare të BE-së.
Selatin Kaçaniku, kryetar ekspert i të drejtave, intereseve dhe i dinjitetit të konsumatorit; Mësimdhënës i Arsimit të Lartë ka thënë së është e mundur se këto tranguj të kenë hyre pa u diktuar edhe në tregun e Kosovës.
Së këndejmi mosreagimi apo reagimi i vonshëm i AUVK-së sipas tij është deshprues ndërsa konfirmimi i rregullshmërisë vetëm në bazë të letrave është trajtë e pasigurtë dhe shprehi apo praktikë që ndokujt i konvenon edhe për përfitime personale.