Toka mund të ushqejë 10 miliardë njerëz
Chicago, 6 mars - Një studim i ri ka treguar se ushqyerja e 10 miliardë njerëzve në Tokë është e mundur dhe mund të bëhet në një mënyrë të qëndrueshme.
Studimi është bërë nga kërkues të Universitetit të Chicagos dhe Institutit për Studimin e Ndikimit të Klimës të Potsdamit.
Ata sugjerojnë që të ushqyerit e mjaftueshëm dhe të shëndetshëm për njerëzit, duke e mbajtur të paprekur biosferën tonë, kërkon një ndryshim rrënjësor teknologjik e socio-kulturor, duke përfshirë zbatimin e mënyrave shumë të ndryshme të kultivimit bujqësor, ndryshimet në dietë dhe zvogëlimin e mbetjeve ushqimore.
Studiuesit thonë se konsumatorët duhet të zëvendësojnë një pjesë të proteinave shtazore me më shumë bishtajore dhe perime të tjera.