Toka bujqësore në Bullgari, rritet interesi i investitorëve të huaj
Sofje, 19 mars - Numri i pronave private bujqësore në Bullgari është 7 milion., kurse ai i pronarëve është afro 9 milionë veta.
Kjo është një sferë e papërpunuar në tregun e pasurive të patundshme dhe gjatë këtij viti toka bujqësore do të bëhet hit për investitorët nga vendi dhe jashtë.
Pritet që çmimi i saj të rritet me 10 15 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Këtë e tregojnë parashikimet e Asociacionit bullgar të pronarëve të tokave bujqësore.
Aktualisht çmimi mesatar për një dynym tokë bujqësore te ne është 310 leva (rreth 160 euro). Gjatë vitit 2009 janë lidhur 110 mijë marrëveshje dhe përkatësisht janë shitur një milion e njëqind mijë dynymë tokë.
Po rritet interesi i investitorëve të huaj, të cilët duan të blejnë tokë në territorin tonë. Këto tendenca janë të kuptueshme.
Sipas të dhënave të Eurostat dhe të kompanisë konsultuese Savills, Bullgaria radhitet në vendin e tretë ndër tregjet më të lira të tokës bujqësore në Bashkimin Evropian.
Më të ulëta janë çmimet vetëm në Lituani dhe Sllovaki. Rritja e shpejtë e çmimeve të tokës bujqësore në Evropën Qendrore dhe Lindore i detyrohet aderimit të tregjeve me BE-në.
Shkaqet janë subvencionimet e rritura për ekonomitë bujqësore dhe përmirësimi i ekonomive në rajon. Nga ana tjetër hyrja e vendeve të reja anëtare në BE hapi tregjet për investitorët e huaj.