25 Dhjetor 2024

TIKA i dhuroi Mitrovicës 50 makina mjelëse dhe 150 bidonë për qumësht

Mitrovicë, 14 janar - Fermerët e Mitrovicës kanë qenë të enjten përfitues të 50 makinave mjelëse dhe të 150 bidonëve për qumësht, donacion ky i Agjencisë turke TIKA, që është realizua në kuadër të projektit “Subvencionimi i fermerëve me makina mjelëse dhe bidonë për qumësht.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, duke marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave midis fermerëve dhe komunës, tha se është kjo ngjarje e rëndësishme për komunën dhe fermerët tanë, pasi që nga miqtë tanë po ndihmohet sektori i bujqësisë.

“TIKA dhe koordinatori i saj kryesor për Kosovë,  z. Eyüp Yavuz Ümütly, po tregojnë vazhdimisht interesim për të ndihmuar komunën e Mitrovicës me projekte në fusha të ndryshme. Ne e falënderojmë TIKA-në dhe koordinatorin Ümütly, për këtë mbështetje dhe i garantojmë se këto pajisje do të shfrytëzohen siç është më së miri deh ajm i sigurt se do të ndikojnë në zhvillimin e kësaj dege të bujqësisë. Komuna gjithmonë do të jetë pranë fermerëve, duke i subvencionuar në forma të ndryshme dhe duke realizuar projekte të ndryshme me partnerët që do i gjemë”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Koordinatori i TIKA-së për Kosovë,  z. Eyüp Yavuz Ümütly, që ishte i pranishëm në ceremoni, tha fillimisht se situata në Mitrovicë është e veçantë nga komunat tjera të Kosovës, andaj TIKA edhe ësshtë e fokusuar më shumë dhe më me përkushtim për të realizuar projekte këtu.

“Unë e falënderoj kryetarin Bahtiri dhe drejtorin Aliu për bashkëpunim të mirë që kemi, ndërsa juve fermerëve ju përgëzoj për punën që po bëni. Përveç që po punoni për vete, për të mos u bërë barrë e dikujt tjetër, ju duke punësuar persona të tjerë, e ndihmoni zvogëlimin e papunësisë deh zhvillimin ekonomik të komunës tuaj dhe të shtetit tuaj”, tha ai.

Duke theksuar se bashkëpunimi në kuadër të ëktij projekti, përveç se ishte në nivel, ai ishte edhe profesional, gjë që tregon se fermerët akne mbështetje profesionale, Ümütly dhe kjo i kontribuon forcimit të fermerëve dhe zhvillimit të sektorit të bujqësisë.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Nasuf Aliu, tha se ky projekt është realizimi i një nga premtimeve të kryetarit Bahtiri, që krijon parakushte për fabrikën e qumështit në komunën e Mitrovicës, gjë që do të krijoj parakushte që të ndërtohet infrastruktura bazike dhe funksionale, duke i konsoliduar njëkohësisht edhe fermerët dhe duke  ngritur edhe cilësinë e qumështit dhe mundësinë më të mirë për grumbullimin e tij.

Ai tha se komuna me projekte të këtilla do të vazhdoj gjatë gjithë këtij viti, me qëllim të stimulimit të sektorit të bujqësisë.

Në ceremoninë e organizuar, kontratat i nënshkruan 50 fermerë, që përfituan nga një makinë mjelëse dhe nga tre bidonë për qumësht.

Kryetari Bahtiri, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që po i jep Mitrovicës, Koordinatorit të  TIKA-së për Kosovë,  z. Eyüp Yavuz Ümütly, i ndau një fletëfalënderim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)