Thellohet skandali i grurit dhe i qumështit pluhur
Prishtinë, 9 prill - Kosova vazhdon të jetë një treg i vërshuar nga produktet e dyshimta, në mungesë të sundimit të ligjit dhe për shkak të lidhjeve klienteliste të kompanive me pushtetin.
Kompanitë që merren me paketimin e qumështit në Kosovë mohojnë në mënyrë kategorike se qumështi i tyre është i përzier me qumësht pluhur.
Por, derisa prodhuesit e mohojnë një gjë të tillë edhe më tej mbetet mister se ku përfundoi një sasi e konsiderueshme e qumështit pluhur që ka hyrë në Kosovë, gjatë vitit që lamë pas.
/Kosova Sot/