Thatësirat kërcënojnë ngritjen e çmimit
Xërxë, 18 korrik - Në rrethanat kur thatësirat kanë prekur shumë pjesë të botës, që kanë ndikuar në pakësim të rendimenteve të grurit, duhet krijuar sa më parë rezervat shtetërore ndryshe nga muaji i ardhshëm mund të ketë ngritje të çmimeve.
Ky është alarmi i lëshuar gjatë vizitës së një delegacioni të Odës Ekonomike të Kosovës të kryesuar nga Kryetari Safet Gërxhaliu dhe kompanisë më të madhe në rajon për prodhimin e miellit M&Sillos ku këta të fundit shfaqën disa shqetësime që kanë të bëjnë me aktivitetet e tyre.
Gjatë kësaj vizite z. Gërxhaliu theksoi rëndësin e promovimit të vlerave të kësaj kompanie edhe tek tërheqja e investitorëve të huaj. Kjo e obligon OEK-un që të jenë pranë M&Sillos të gjejmë forma për inkurajimin e fermerëve sepse kemi të bëjmë me një kompani e cila ka investuar, grumbullon, prodhon dhe ekporton, tha Gërxhaliu.
Ndërsa z. Gerald Ëilflingseder Kryetar i Bordit të kësaj kompanie e quajti të rëndësishme që sa më shumë të hapen kompani të tilla dhe të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik.
Ne jemi shumë të knaqur me bashkëpunimin e fermerevë të Kosovës përmes shërbimeve kualitative që iu ofrojmë, tha ai.
Kjo fabrikë më e madhja në rajon me 600 ton përpunimi të grurit në ditë është e knaqur me startimin e grumbullimit të korrave që arrijnë në 20 mijë tonë. Megjithatë disa pika shqetësimi kanë shfaqur lidhur me rendimentet e vogla, informalitetin dhe cështjen e rezervave shtetërore.
Sead Shehu Drejtor Ekzekutiv i kësaj kompanie shfaqi shqetësimet lidhur me politika tatimore të papërshtatshme ku diferenca e cmimit të lëndës së parë dhe cmimit të produkteve të gatshme është shumë i vogël.
Kjo nënkupton që shtetet përreth i subvencionojn femerët e vet dhe mullinjtë që drejtpërsëdrejti paraqesin rrezik për Kosovë. Në importojmë lëndën e parë pothuajse me cmim të njëjtë sikurse produkti I gatshëm që vie nga Serbia, tha Shehu.
Duke pasur për bazë prezencën e afarizmit të pandërgjegjshëm ku përdoren metoda të ndryshme për plasimin e produkteve më të lira në treg, u shtrua nevoja që Agjensioni i Veterinarisë dhe Ushqimit të bëjnë kontrolle më të rrepta në doganë për shkak se importohen millëra me kualitet shumë më të ulët dhe me zvoglim të peshës në raport me përmbajtjen në paketime të ndryshme.
Një problem tjetër të cilin e potencoi z. Shehu është ekonomia e zezë sidomos gjatë kohës së grumbullimit të grurir ku shumica e mullinjëve të vegjël blejnë prej fermerëve me cmime qesharake grurin pa i regjistruar duke krijuar treg jolojal dhe dëm në buxhetin e Kosovës.
Kjo e dëmton drejtpërsëdrejti buxhetin e Kosovës duke mos paguar tatimin në profit dhe TVSH. Qeveria dhe administrata tatimore duhet të ndërmarrin masa në mënyrë që të krijojnë kushte të barabarta pasi kjo ndikon edhe tek tërheqja e investimeve të jashtme.
Duke qenë që informaliteti ka marrë përmasa të mëdha jo vetëm në grumbullimin e grurit por edhe forma tjera, Gërxhaliu tha se është koha kur një dukuri e tillë duhet të eliminohet. Vetëm për ta okupuar tregun e Koovës përdoren forma dhe modele amorale dhe në këtë drejtim cmimin më të shtrenjtë e paguajnë prodhuesi kosovarë, tha ai duke siguruar se këtë shqetësim do tia përcjellë doganës, adminitratës tatimore dhe ministrit të financave.
Një problem tjetër që nuk është i lidhur me kompanin M&silos por është ngritur është cështja e rezervave shtetërore. Kjo sidomos pas alarmit të lëshuar nga raportet ndërkombëtare të cilat flasin për mungesë të madhe të ushqimit.
Në këtë drejtim Kosova është totalisht e papërgatitur për këtë problem që mund të jetë shumë i madhë pas muajit gusht posaqërisht për shkak të thatësis së madhe që mbizotëron në shumë pjesë të botës.
Konsiderojmë se duhet të krijohen sa më shpejt të jetë e mundur rezervat shtetërore sepse rendimentet janë të ulëta dhe që nga muaji gusht e mëtutje mund të paraqiten probleme në furnizim dhe automatikisht kjo ndikon në ngritjen e cmimeve, tha Shehu.
Kjo kompani e cila ka një kapacitet hambari prej 60 mijë tonë është i knaqur me startimin e grumbullimit të grurit që deri më tani arrin lartësin në 20 mijë tonë.
Kreu i OEK-ut Gërxhaliu siguroi mbështetje kësaj kompanie duke theksuar se do të përcjellë shqetësimet e tyre tek institucionet e tjera. OEK disa herë ka adresuar cështjen e rezervave shtetëore duke qenë që ato kanë efekt multifikativ dhe kasnë efekt të minimizimit të tensioneve sociale.