Thatësira në Kaliforni ka shtrenjtuar ujin
![Thatësira në Kaliforni ka shtrenjtuar ujin](http://ekonomia.info/repository/images/main/Thatesira_ne_Kaliforni.jpg)
Kaliforni, 6 korrik - Qendra për matjen e thatësirës në Amerikë ka deklaruar se thatësira e madhe në Kaliforni është shtuar akoma më shumë dhe për pasojë çmimi i ujit në këtë shtet është shtuar shumë.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA, kjo qendër në raportin e ditës së shtunë ka shprehur shqetësimin mbi situatën e ujit në Kaliforni dhe ka paralajmëruar se në vazhdim të mungesës së shiut thatësira në rajone Los Anxhelos dhe Orenxh do të arrijë në një pikë të pashoqë.