Thaçi premton investime në bujqësi
Prishtinë, 2 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se regjistrimi bujqësor në Kosovë që do të mbledhi në mënyrë rigoroze të dhëna nga banorët e zonave rurale mbi pronësinë e tokës.
\"Dje, pas më shumë se gjysmë shekulli, filluam regjistrimin bujqësor në Kosovë që do të mbledhi në mënyrë rigoroze të dhëna nga banorët e zonave rurale mbi pronësinë e tokës, fuqinë punëtore, kulturat e kultivuara, bagëtinë, mekanizmin bujqësor, dhe informacionet mbi strukturën e fermave etj\", ka theksuar ai.
Sipas tij me këto të dhëna të sakta do të arrijmë të planifikojmë investimet në fushën prioritare të bujqësise pasi përbën një ndër shtyllat e zhvilllimit të Kosovës.
\"Për më shumë informacion mbi këtë projekt ju ftoj të shihni këtë dokumentar të posaçëm \", ka shkruar Thaçi në facebook.