23 Dhjetor 2024

Thaçi përuron Fabrikën e Qumështit “Abi” në Prizren.

Prizren, 15 maj -  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të Fabrikës së Qumështit “Abi” në Prizren.

“Sot, për Prizrenin, për familjen Fusha, edhe më tepër se për Prizrenin, për Kosovën, është një ditë e veçantë. Është një ditë e veçantë sepse po zgjerohet biznesi i ABI-të, që ndërlidhet drejtpërdrejt edhe me të mirën dhe reflektimet në shumë e shumë familje në Prizren, përreth Prizrenit, dhe gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka theksuar ai.

Sipas tij kjo fabrikë është shembulli më i mirë. “Sot këtu në Prizren, se kur bashkëpunohet në mes të institucioneve dhe biznesit privat, atëherë suksesi nuk mungon.

Përkundrazi, suksesi është i jashtëzakonshëm, me zgjerimin e biznesit, me krijimin e vendeve të reja të punës, dhe natyrisht rritjen e prodhimit”, ka theksuar ai.

Sipas tij Kompania “ABI” sot është shndërruar në një shembull suksesi në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

“Ky sukses po reflekton kudo, ndihet kudo, mirëpritet kudo. Sot jemi këtu, së bashku edhe me ministrat, për t’i dhënë mbështetje këtyre projekteve për të vazhduar dhe më tutje”, ka theksuar ai. Sipas tij Kompania ABI, ka hapur shumë vende të reja të punës, që është shembull për Kosovën dhe rajonin. Është shembull edhe për vendet tjera.

“Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës do të thellojmë partneritetit tonë me biznesin privat. Në kuadër të këtij partneriteti, ne kemi ideuar edhe projektin që pret vendimmarrjen shumë shpejt, projektin e Fondit të Punësimit, fond ky i cili do të arrijë deri në 1.5 miliard euro”, ka thënë ai.

Fondi i Qeverisë së Kosovës, për punësim, do të dedikohet drejtpërdrejt për sektorin e biznesit, për ndërmarrjet e vogla, për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, dhe për ata që duan të hapin biznese të reja, për të rritur kapacitetet e veta, të rrisin prodhimin, dhe të krijojnë vende të reja të punës.

“Ne kemi korrur suksese të jashtëzakonshme në shumë fusha. Tani i kemi shpallur luftë edhe papunësisë. Edhe këtë betejë do ta fitojmë, por do ta fitojmë bashkërisht, institucionet e vendit- shteti, së bashku me sektorin privat”, ka theksuar ai.

Duke shtuar se këto mjete, pra të Fondit të Punësimit, kur shkojnë tek biznesi privat, atëherë edhe rritet prodhimi, edhe do të rriten kapacitetet, edhe do të krijohen me mijëra e mijëra vende të punës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)