Thaçi: Fermerët do të paguhen nga 25 euro për krerë dele
Prishtinë, 21 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar me Misionin e Ri fermerët do të paguhen nga 25 euro për krerë dele.
"Në bjeshkët e bukura të Prevallës, gjatë ecjeve tëmija të zakonshme, diku në lartësi mbidetare prej 1800 metra takova Zekë Morinën nga Grazhdaniku i Prizrenit. Ishte blegtor i 400 deleve që i kishte sjellë në stanin e tij. Më qerasi me një kafe për tu falënderuar si tha, për pagesat që u kemi bërë prej 10 euro për krerë dele. Që në fillim të bisedës më tha që ka mirëpritur Misionin e Ri dhe me padurim pret vendimin të paguajmë nga 25 euro për krerë dele", ka shkruar ai në facebook.