Thaçi e Stavileci do të përurojnë fabrikën e djathit të dhisë
Prishtinë, 20 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, do të përurojnë fabrikën e djathit të dhisë Mati-Com në Kijevë të komunës së Malishevës.
Fabrika është ndërtuar në bashkëfinancim me Ministrinë e Bujqësisë dhe pronar i saj është Brahim Kryeziu, i cili ka rreth 1000 krerë të bagëtisë së imtë.