23 Dhjetor 2024

Thaçi bie dakord për kompensimin e dëmeve nga vërshimet

Prishtinë, 11 maj - Nga Fondi i punësimit dhe zhvillimit, ku do të jetë një shumë prej 1.5 miliardë euro, 500 milion nga ato do jenë të ndara vetëm për bujqësi dhe do të krijohen 50 mijë vende të rreja të punës, brenda 4 viteve.

Por, sa i përket sigurimeve bujqësore si dhe sanimin e dëmeve të shkaktuar gjatë vërshimeve, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë një fond të veçantë për këtë.

Kështu u tha në promovimin e çmimit “Inspirational Company” të kompanisë “Pestova” , ku Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vlerëson se me këtë çmim prestigjioz ndërkombëtarë, kompania “ Pestova” ka dhënë shembullin më të mirë se si punohet, e gjithashtu ka dhënë shembullin më të mirë për Kosovës.

E fermerët e Kosovës, po ballafaqohen edhe me taksat e lëndës së parë për prodhim, të cilat nuk prodhohen në Kosovë.

Pronari i kompanisë “ Pestova”, Bedri Kasumi tha se këto taksa duhet të hiqen.

“Ne edhe me tutje ballafaqohemi me disa taksa të cilat na rëndojnë dhe na qesin shumë herë në pozitë të pabarabartë me prodhuesit tjerë. Kamë thënë disa herë po e them prapë, duhet të lirohemi nga taksat ato lëndë të para që nuk mund të prodhohen në Kosovë. Po e përsërisë nuk mund t prodhohen në Kosovë. Jo ato që kanë mundësi t prodhohen në Kosovë”, tha Kasumi.

Ndërsa, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, tha se ekonomia e Kosovës ka një burim të fuqishëm nëpërmjet punimit të tokës, dhe se sipas tij, këto resurse duhet të shfrytëzohen.

Megjithëkëtë, tha se vetëm në Vushtrri gjatë vërshimeve janë dëmtuar 500 hektarë tokë, dhe se për këtë, Qeveria e Kosovës duhet të krijojë një fond të veçantë për sigurimin e produkteve bujqësore.

E kryeministri Thaçi, premtoi një gjë të tillë.

Ai tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, do të sigurohen mjete në mënyrë që të sanohen të gjitha dëmet.

“Ne jemi të informuar dhe jemi d uke e studiuar gjithë atë dëm që është bërë kohëve të fundit për shkak të reshurave. Prandaj do t`i sanojmë ato dëme dhe do të jetë e planifikuar në kuadër të këtij fondi apo të ndarjes së mjeteve nga Qeveria e Kosovës që të sanohen ato pasoja, pra do të ketë sigurime për kulturat bujqësore” pohoi Thaci.

Ai tha se nga 1.5 miliardë euro të fondit për zhvillim dhe punësim, 500 milion nga ato do të ndahen për bujqësi dhe do të krijohen 50 mijë vende të reja të punës.

“Nga fondi i punësimit kemi planifikuar që qeveria e Kosovës, që 500 milion euro ti ndajë vetëm për bujqësi dhe të krijojmë mbi 50 mijë vende të reja të punës. Kjo do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për fermerin kosovarë, për bujqësinë kosovare që ta ndryshojmë vendin tonë, ta moderni zojmë vendin tonë çfarë i ka munguar. Unë jam optimist se këto gjera bashkërisht me kom e biznesit do ti arrijmë si qeveri e Kosovës” tha ai.

Ndryshe, u tha se çmimi Kompania Inspiruese dhe lideri Inovativ në biznesin botërore, nga konfederata botërore e bizneseve “ The BIZZ 2014 “ për kompaninë “Pestova”, u vlerësua si çmim shumë i rëndësishëm, madje edhe si çmim i gjithë Komunën e Vushtrrisë. (RTK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)