Tender për furnizimin me grurë për nevojat e Rezervave Shtetërore
Prishtinë, 9 maj - Me propozimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në mbledhjen e fundit të qeverisë është marrë vendimi për furnizim me grurë për nevojat e Rezervave Shtetërore të Mallrave, që do të kryhet përmes tenderimit publik.
Furnizimi i grurit, që duhet të jetë prodhim i vitit 2013, sipas standardeve të njohura ndërkombëtare, duhet të kryhet në bazë të Programit Vjetor 2013-2015 për sasinë e planifikuar për vitin 2013, të aprovuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Për nevojat e Rezervave Shtetërore të mallrave, poashtu është marrë vendim për furnizim me dizel, cilësia e të cilit është paraparë në Udhëzimin Administrativ Nr.07/2012 për Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës.
Pos kësaj, për Rezerva Shtetërore të Mallrave është marrë vendim për furnizim me produkte agro-ushqimore, si vaji, sheqeri, konservat e mishit dhe të peshkut, krip kuzhine, marmelata, orizi, dhe makaronat.
Produktet agro-ushqimore duhet të jenë të klasës së parë me afat skadimi më të gjatë.