Temperaturat tropikale pritet të kenë ndikim negativ në bujqësi
Prishtinë, 25 gusht - Temperaturat tropikale që po mbretërojnë gjatë javës së fundit të gushtit në Kosovë pritet të kenë ndikim negativ në bujqësi, blegtori, por edhe në pemëtari.
Njohësit e mirë të fushës së bujqësisë paralajmërojnë se misri do të preket më së shumti në këto temperatura, por edhe patatja, domatja e speci mund të dëmtohen.
Sipas tyre te kulturat e perimtarisë këto temperatura do të ndikojnë në përgjysmimin e rendimenteve, pasi sipas parashikimeve meteorologjike, këto temperatura do të vazhdojnë deri në fund të këtij muaji, shkruajnë mediat e vendit.
Kjo do të ndikoj sidomos në ato pjesë ku nuk ka mundësi për ujitje. Gjithashtu mungesa e frigoriferëve dhe tregut në këtë kohë do të shkaktojë humbje tek kultivuesit e perimeve.