23 Dhjetor 2024

Teknika të reja bujqësore ulin ndotjen

Ohajo, 14 gusht - Liqeni Erie, më i vogli mes pesë Liqeneve të Mëdha të Amerikës së Veriut furnizon me ujë të pijshëm rreth 11 milionë banorë të Ohajos, Miçiganit dhe provincës jugore të Kanadasë, Ontario.

Gjithsesi nga mesi i viteve 1990, ndotja në këtë liqen ka qenë në rritje, si nga mbetjet industriale ashtu edhe nga rrjedhjet kimike bujqësore. 

Zërit i Amerikës, Erika Celeste njofton për disa nga masat që po merren  për ta zmbrapsur këtë prirje dhe për të mbrojtur një burim jetik të ujit të pijshëm.
 
Ka pasur raste kur ndotja e liqenit Erie ka qenë aq e madhe saqë zona të mëdha të liqenit janë mbuluar me një shtresë të trashë të gjelbër.  Shkencëtarët thonë se fosfori dhe nitrati i tepërt në ujë, që veprojnë si plehra kimike krijojnë lulëzimin e algave të Liqenit Erie.

Për të zbuluar se nga vijnë këto substanca, Departamenti i Burimeve Natyrore të Ohajos ka studiuar të dhënat e rrjetit të 14 stacioneve të kontrollit të cilësisë së ujit përgjatë lumenjve që derdhen në shtratin e liqenit Erie.  

 Një pjesë e ujit nga një rrëke e vogël kalon në një tub betoni dhe përmes tij në stacionin ku bëhet analiza e ujit.

“Çdo ditë ne marrim nga një kampion gjatë gjithë vitit, gjë që na bën të mundur të zbulojmë përbërjen kimike”.
 
Dave Baker, i Universitetit Heidelberg të Ohajos mbikqyr stacionet për Departamentin e Burimeve Natyrore. Agjencia amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit u kërkon burimeve të ndotjes si fabrikat që të mbajnë nën kontroll dhe të njoftojnë për derdhjet e tyre.  Kështuqë zoti Baker po përpiqet të identifikojë burime të tjera të ndotjes.

“Nëse ka problem në Liqenin Erie, ne duam të dimë se nga vijnë dhe të sigurohemi që po marrim masat për të ndrequr problemin aty ku duhet. Stacione si ky na ndihmojnë ta kryejmë këtë detyrë”.

Në këtë rast, burimi kryesor i ndotjes është plehu kimik që vjen nga toka bujqësore gjatë shirave të dendur. Meqënëse bujqit besojnë se plehrat kimike janë të rendësishme për të pasur të korra të bollshme, ata nuk duan të heqin dorë nga përdorimi i tyre.

Por shërbimi i Ruajtjes së Burimeve Natyrore të Departamentit të Bujqësisë nuk po u kërkon atyre të heqin dorë nga kimikatet por t’i përdorin në sasi më të pakta në mënyrë që ato të mos kullojnë kur bie shi.  Një mënyrë që kjo të realizohet është që të mos shkriftohet toka.
 
Kur toka goditet vazhdimisht nga rrotat e traktorit dhe pastaj shkriftohet me shat, e shpërbën dhe prish përbërjen natyrale të tokës, duke e bërë të forte dhe kompakte. Për këtë arsye uji, ose plehu kimik nuk depërton dot dhe rrëshqet në vijat e ujit dhe më pas në Liqenin Erie.
 
Frank Gibbs, një specialist i tokës në Departmentin e Bujqësisë shpjegon se në fushat ku kjo praktikë nuk ndiqet dhe bujqit punojnë gjithmonë në të njëjtin brez toke me makineri. Në këtë mënyrë vetëm segmentet ku nuk janë bimët bëhen kompakte.  

“Ne po gjejmë mënyra të zgjuara për të punuar token. Makineritë e rënda nuk janë përgjigjia. Ato vetëm lëshojnë gaz në ajër”.

Kjo metodë sjell depërtim më të mire, më pak rrjedhje, më pak gërryerje dhe pakësim të përmbytjeve.

“Ka të bëjë me cilësinë e ujit dhe menaxhimin e ujit.”

Ndërsa disa bujq si Allen Dean, e kanë pranuar këtë metodë, disa të tjerë janë më të përmbajtur sepse këtyre terreneve mund t’u duhen deri në pesë vjet për të qenë np gjendje të thithin dhe mbajnë ujin. Dhe shumë prej tyre nuk i kanë pajisjet e duhura.

Një tjetër teknikë për frenimin e ndotjes kimike të lumit Erie është mbjellja për mbrojtje. Pas korrjes, bujqit mbjellin një bimë tjetër që rritet shpejt për të pakësuar gërryerjen e tokës. Bimën ndihmojnë në ajrosjen e tokës, duke e ndihmuar atë të thithë më shumë ujë dhe elementë ushqyes.
 
Zoti Dean thotë se i vjen keq që disa nga fqinjët e tij nuk i përdorin këto metoda por thotë se programet e qeverisë po i inkurajojnë ata që ta bëjnë një gjë të tillë.  

Programi për Nxitjen e Mbrojtjes së Mjedist i Departamentit të Bujqësisë ka dhënë rreth 1.2 milionë dollarë fonde për fermerët e Ohajos për t’i ndihmuar të mbjellin mbi 10 mijë hektarë të korra mbrojtëse. 

Po ashtu po zhvillohen edhe makineri të reja që t’u japin mundësi bujqve për të mbjellë bimë mbrojtëse mes radhëve të të korrave të pjekura.
 
Duke përmirësuar kushtet e tokës dhe duke pakësuar kimikatet, bujqit e Ohajos jo vetëm ndihmojnë veten, por edhe pakësojnë rrezikun e ndotjes së ndotjes së ujit të pastër në rajon duke përmirësuar cilësinë e ujit që derdhet në liqenin Erie. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)