24 Dhjetor 2024

Të ruajmë planetin duke ruajtur biodiverzitetin

Prishtinë, 22 prill - Dita e Tokës që do jetë nesër festohet që nga viti 1970 dhe gjithmonë na përkujton që duhet të ruajmë natyrën dhe burimet e saj, dhe që me përgjegjësi të sillemi ndaj shtëpisë sonë të përbashkët.

Që të mund të kuptojmë sa më mirë se pse janë të rëndësishme këto burime dhe se pse biodiverziteti është i domosdoshëm për çdo person, organizata botërore për mbrojtjen e natyrës WWF ka mbledhur partnerët e saj dhe shembujt e tyre të mirë. 

“Me përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të natyrës së pari ndihmojmë veten, familjet tona dhe komunitetin, pastaj kontribuojmë në ruajtjen e natyrës dhe planetit. Me mbledhjen e shembujve dhe praktikave të mira, ku shohim se ku dhe si kane pasur sukses të tjerët, zbulojmë idetë e tyre të cilat mund të përsëriten, dhe me këtë dëshirojmë të frymëzojmë sa më shumë njerëz që të nisen në këtë drejtim. Të gjithë mund të kontribuojmë më shumë në ruajtjen e biodiverzitetit dhe të zgjedhim sfidat së bashku,” tha Kasandra-Zorica Ivanic nga WWF Adria.

Ajo shtoj se përmes këtyre shembujve mund të kuptohet se si përmes përdorimit të qëndrueshëm të burimeve të natyrës mund të kontribuohet në ruajtjen e natyrës.

„Në faqen e internetit natureforpeople.org/ab/, mund të gjeni përshkrime për vlerat e natyrës dhe mënyrat e mbrojtjes së saj, po ashtu mund të gjeni edhe eksperienca të ndryshme nga regjioni.

Deri tani kemi arritur të mbledhim 16 partnerë, dhe plani është që deri në fund të vitit të arrijmë ne numër tre shifror, prandaj ju ftojmë të gjithëve që të  kontribuoni me shembujt tuaj dhe që të jeni pjesë e kësaj platforme,” theksoj Ivanic.

Lexuesit mund të gjejnë të gjitha detajet e projekteve të suksesshme, t'i përsërisin ato ose t'i ndajnë me të tjerët që mendojnë se mund të ju ndihmojnë.

Nëpërmjet tregimeve frymëzuese mund të zbuloni rëndësinë e natyrës për fëmijët dhe mësuesit, të kuptoni pse qumështi është më i mirë kur vjen nga bagëtitë që kullosin në natyrë, por gjithashtu të kuptoni fuqinë e bashkimit për të zhvilluar produkte të reja ose oferta të qëndrueshme turistike. 

Në Shqipëri organizata PPNEA “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania” ka organizuar rrjetin e ambasadorëve të rinj të rrëqebullit, me qëllimin që të ngritët vetëdija për rëndësinë e natyrës dhe vlerat e saj për komunitetin lokal.

Ambasadorët do të jenë roje të natyrës, ku do të raportojnë krimet e ndryshme ndaj ambientit në regjionin e tyre. Në parkun kombëtar Shebenik-Jablllanica, ambasadorët e rinj tani po organizojnë turne lokale që ndërlidhen me vlerat e biodiverziteti të parkut.

Në Kosovë, parku Gërmia është duke u përdorur si shkolle e natyrës ku janë organizuar kampe me pjesëmarrje të rinjve moshave të ndryshme dhe etnive të ndryshme.

Shkolla Digjitale përmes një bashkëpunimi të mirë me WWF Adria kanë mbajtur kampe të natyrës në parkun Gërmia, ku fëmijët pjesëmarrës kanë zhvilluar aplikacione për telefon për parkun Gërmia, ku vizitorët mund të marrin informata për Gërminë, mund të kontaktojnë restorantet që gjinden në park, mund të luajnë lojëra të ndryshme.

Duke vizituar faqen tonë të internetit mund të zbuloni edhe shembuj tjerë nga vende të ndryshme të regjionit.  

Të gjithë shembujt tregojnë për ndryshimet pozitive në shoqëri dhe ndikimi i natyrës në këtë rezultat, dhe mbulohen tema të ndryshme sikur edukimi, turizmi, përfshirja e komunitetit lokal, zhvillimi i punësimit të qëndrueshëm, vlerave kulturore, iniciativave lokale dhe përfshirja e grupeve të cenueshme. Faqja e internetit natureforpeople.org/ab/ është zhvilluar përmes programit të WWF-it „Zonat e mbrojtura për natyrë dhe njerëz“.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)