24 Dhjetor 2024

Të reshurat e fundit më së shumti kanë shkaktuar dëme në bujqësi

Mitrovicë, 9 shkurt - Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve në Komunën e Mitrovicës, kryesuar nga kryetari, Agim Bahtiri, e ku prezent ishin edhe nënkryetari, Safet Kamberi dhe nënkryetari për komunitete, Eroll Zekerija, janë diskutuar disa çështje me rëndësi.

Për shkak të situatës së krijuar në komunë, pas reshjeve të fundit, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa  Dragaj, kërkoj formimin e një komisioni në përbërje të zyrtarëve të Drejtorisë së Bujqësisë, asaj të infrastrukturës, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, për të evituar dëmet e shkaktuara nga të reshurat.

“Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut dhe borës, që kanë mbizotëruar këto ditë, kemi dëme të shkaktuara sidomos në sferën e bujqësisë. Prandaj, do të ishte mirë të formohej një komision për vlerësimin e dëmeve, dhe pasi që më së shumti dëme ka pësuar bujqësia, do të duhej që komisionin ta udhëhiqte pikërisht Drejtoria e Bujqësisë”, theksoj Dragaj.

Drejtori i Administratës, Abdullah Bejtullahu, foli për situatën aktuale të gjendjes civile, ku gjatë dy javëve të fundit numri i dokumenteve të lëshuara është dyfishuar. “Fluksi i migrimit ka reflektuar edhe në komunën tonë. Gjatë dy jave të fundit kërkesat për pajisje me dokumente kanë qenë dy fish më të mëdha sesa zakonisht që kemi. Për shkak të numrit të madh të palëve, për mbajtjen e rendit na ka dal në ndihmë edhe Policia e Kosovës”, tha Bejtullahu, duke shtuar se vetëm brenda një dite janë lëshuar mbi 800 dokumente, 322 nga të cilat certifikata që supozohet se janë shfrytëzuar për migrim jashtë vendit.  

Drejtori i Prokurimit, Besnik Beka, është fokusuar në çështjen e auto-merimangës, duke njoftuar se i janë drejtuar Këshillit Rregullativ të Prokurimit Publik, për t’iu dhënë leja komunës të shpall tender, mirëpo përgjigja ka qenë negative.

Nënkryetari, Safet Kamberi, tha se ka disa komuna që u është leju një gjë e tillë, prandaj duhet shqyrtuar sërish këtë mundësi.

Ndërkaq, kryetari, Bahtiri, tha se duhet kërkuar sqarime nga KRPP, për trajtim jo të njëjtë të komunave përderisa dikujt i lejohet një gjë e tillë ndërkaq, komunës së Mitrovicës i refuzohet.

Drejtori i Ambientit, Enver Uka, ka ngritur çështjen e ndotjes së lumit “Trepça” në Tunel të parë nga derdhja e kemikaleve prej kombinatit Trepça, gjë që paraqet rrezik për banorët e këtij lokacioni. “ Ne kemi kërkuar nga kombinati Trepça ndërprerjen e hedhjes së kemikaleve në lum, mirëpo ajo vazhdon prap të ndodh, këtë e kemi parë gjatë një jave që kemi monitoruar gjendjen në lumë bashkërisht me inspekcionin e Komunës”, tha drejtori Uka.

Ai ka diskutuar edhe për gjendjen e rënd në të cilën ndodhet deponia e mbeturinave “Gërmova”, ku fatkeqësisht ka edhe mbetje shtazore të pambuluara.

Kryetari Bahtiri, njoftoj se deponia e cila ka filluar të ndërtohet në Frashër, është në fazën përfundimtare, në muajin mars pritet të vihet gurthemeli, kështu që deponia do të zhvendoset nga Koshtova dhe kjo çështje do të rregullohet. 

Drejtoresha e shëndetësisë, Nexharije Islami-Pllana, foli për aktivitetet që ka realizuar gjatë javës që lam pas, gjegjësisht vizitat që ka kryer nëpër objekte shëndetësore të komunës dhe shqetësimet që i kanë paraqitur mantelbardhët.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ardian Kavaja, i njoftoi anëtarët e Bordit për përgatitjet që po bëhen për kremtimin e Ditës së Pavarësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)