Takohen bizneset ushqimore të Kosovës dhe Shqipërisë
Prishtinë, 3 qershor - Në objektin e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë organizohet takimi me operatoret e bizneseve ushqimore të Kosovës të cilët tregtojnë mallra me shtetin e Shqipërisë.
Përveç Dr. Valdet Gjinovcit , Kryeshefit Ekzekutiv të AUV-së, nga autoritete shqiptare do të jenë: Alban Zusi, Zëvendës Ministër i Bujqësisë se Shqipërisë dhe Afrim Bakaj, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritet Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri.
Në takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e bizneseve ushqimore të cilët importojnë apo eksportojnë produkte ushqimore mes dy vendeve
Qëllimi i takimit është si kërkesë e dy qeverive të dy shteteve. Për të lehtësuar tregtimin e mallrave ushqimore nga njeri vend ne tjetrin. Do të diskutohet për procedurat e kontrollit kufitar.
Duke përfshi lejet e importit dhe heqjen e atyre procedurave burokratike qe nuk janë të nevojshme.
Do të bëhet harmonizimi i lejeve të importit po ashtu do të diskutohet edhe bashkëpunimi ne shumë fusha mes dy autoriteteve për të garantuar produkte sa me të sigurta për konsumatoret e dy vendeve.