Takimi i parë i komitetit monitorues të PBZhR
Prishtinë, 25 qershor - Në ambientet e Villa Lira në Gërmi është mbajtur sot Takimit i Parë i Komitetit Monitorues për zbatimin e Planit Bujqësor dhe Zhvillimit Rural 2007/09-13.
Në këtë takim është diskutuar për çështje të rëndësisë së veçantë, siç është gjendja e zbatimit të planit për bujqësi dhe zhvillim rural 2009/13. Në ambientet e Villa Lira në Gërmi është mbajtur sot Takimit i Parë i Komitetit Monitorues për zbatimin e Planit Bujqësor dhe Zhvillimit Rural 2007/09-13 .
Në këtë takim është diskutuar për çështje të rëndësisë së veçantë, siç është gjendja e zbatimit të planit për bujqësi dhe zhvillim rural 2009/13.
Komiteti Monitorues i Planit Bujqësor dhe Zhvillimit Rural (PBZHR) është themeluar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe përbëhet nga zyrtarë të lartë, përfaqësues të institucioneve dhe partnerëve ekonomikë, socialë dhe mjedisorë, të cilët janë emëruar nga Institucioni që ata përfaqësojnë .Në përbërjen e komitetit janë të përfshirë përfaqësues të MBPZHR-së dhe ministrive të tjera relevante: Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Oda Ekonomike e Kosovës, OJQ-të dhe partnerët socio-ekonomikë, grupeve/shoqatave të prodhuesve dhe përpunuesve si dhe përfituesit në sektorin relevant dhe zonat rurale, përfaqësues të KE-së, USAID, Bankës Botërore dhe donatorë të tjerë.
Në fjalën hyrëse të këtij takimi, z, Blerand Stavileci, ministër i MBPZHR tha se përgatitja e PBZHR ka qenë hapi i parë për ministrinë që të përdor teknikat e planifikimit të zhvillimit në stilin e BE-së, duke u konsultuar ngushtë me nivele të ndryshme të partnerëve qeveritarë dhe socialë dhe të krijojë struktura administrative të nevojshme për menaxhimin dhe shfrytëzimin e fondeve nacionale e më pas edhe të fondeve strukturale të BE-së.
Arsyeja për këtë veprim është se ne shpresojmë që të përparojmë prej pozitës së vendit kandidat potencial në vend kandidat për anëtarësim në BE në një të ardhme të afërt, ka potencuar ministri Blerand Stavileci për të vazhduar tutje me konstatimin se, siç tha ai, për tu përgatitur për qasje në fondet strukturale që do mund të jenë në dispozicion nën programin IPARD, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka krijuar strukturat administrative për menaxhimin, implementimin dhe monitorimin e këtyre fondeve si Autoriteti Menaxhues; Njësia për Pagesa (Agjencioni i ardhshëm i Pagesave); Komiteti Monitorues.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në këtë vit ka filluar implementimin e programit sipas procedurave dhe rregullave të KE, dhe kjo tregon për progresin e implementimit te PBZHR 2009-13 ka nënvizuar ministri Stavileci gjatë fjalës së tij të mbajtur në këtë takim.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural këtë vit ka filluar implementimin e programit sipas procedurave dhe rregullave të KE.