Subvencionimi për blegtori, vreshtari dhe fidane
Prishtinë, 19 prill - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka njoftuar se nga java e ardhshme, do të hapet edhe një fazë e re aplikimi për subvencione, për bujqit e Kosovës.
Nga java që vjen, do të fillojë afati për aplikim për subvencionim në blegtori, vreshtari, material fidanor, etj, thuhet në njoftimin e MBPZHR-së.