22 Dhjetor 2024

Stavileci: Të bëhemi konkurues në tregjet e rajonit dhe të BE

Prishtinë, 21 prill - Sot u mbajt takimi i Komitetit Monitorues i Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (PBZHR), të cilin është duke e zbatuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Komiteti Monitorues përbëhet nga përfaqësues të dikastereve qeveritare, organizatave të ndryshme dhe shoqërisë civile.

Roli kryesor i tij është monitorimi i implementimit të PBZHR-së, i cili bëhet me qëllim të arritjes së objektivave të përgjithshme të programit.

Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, duke iu drejtuar të pranishmëve tha se, krahas rrugës që duhet të kalojmë për përgatitjen e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ne duhet të aktivizojmë edhe tërë potencialin tonë zhvillimor, ekonomik dhe bujqësor, që të bëhemi sa më konkurrues në tregjet e vendeve të BE-së.

“Procesi i përafrimit me BE-në kërkon edhe adaptim dhe përshtatje të vazhdueshme të strukturave administrative dhe një prej strukturave organizative të domosdoshme për implementimin e planit nacional për bujqësi dhe zhvillim rural është edhe Komiteti Monitorues. Roli juaj në monitorimin e implementimit në mënyrë sa më efektive të Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, me qëllim të rregullimit të veprimeve organizative, duke siguruar që veprimet të rrjedhin sipas planit dhe të arrihen objektivat, kërkon përgjegjësi dhe ndërgjegjësim se interesat e çdonjërit janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me ato të komunitetit”, tha ministri Stavileci.

Ai më tej theksoi se rritja e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet gjithë aktorëve në fushën e bujqësisë, duke filluar nga fermerët, agrobizneset, shoqëria civile, agjencitë dhe grupet e ndryshme të interesit, për shtyrjen e proceseve drejt realizimit të mëtutjeshëm është nevojë imediate.

Përgatitja e Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka qenë hera e parë që Ministria e Bujqësisë ka përdorë teknikat e planifikimit të zhvillimit në stilin e BE-së, duke u konsultuar ngushtë me nivele të ndryshme të partnerëve për të krijuar strukturat e nevojshme administrative, për menaxhim dhe shfrytëzim të fondeve nacionale dhe më pas edhe fondeve strukturale të BE-së, përfundoi ministri Stavileci.

Pas diskutimeve disa orëshe ndërmjet palëve të interesit dhe përfaqësuesve të dikastereve të ndryshme qeveritare, në parim u aprovua edhe rregullorja e punës së Komitetit Monitorues për PBZHR-në, por gjatë javës së ardhshme kjo rregullore do i pësoj edhe disa ndryshime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)