Stavileci paralajmëron se regjistrimi i tokave bujqësore do të bëhet në nëntor
Prishtinë, 26 mars - Regjistrimi i tokave bujqësore nuk do të fillojë deri në nëntor të këtij viti, dhe shkak për këtë sipas ministrit të Bujqësisë, Blerand Stavileci, është procesi zgjedhor, edhe pse donatorët propozojnë që ky regjistrim të bëhet edhe më herët.
Po të mbahej vitin e kaluar do ta kompletonim infrastrukturën e sistemim informativ në Kosovë sepse lehtëson kontrollin dhe monitorimin, dhe mundëson për të qenë pjesë e fondeve strukturore të bashkimit evropian, ka deklarua ministri Stavileci.
Në një intervistë dhënë për RTK 1, ministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci është shprehur se edhe ky vit do të jetë i suksesshëm për sektorin e bujqësisë në Kosovë, duke shtuar se investimet në këtë fushë kanë bërë që bilanci tregtarë të marrë kahje pozitive.Për investimet 500 milionë eurosh, ai thotë se nuk është pjesë e fushatës, por është diskutuar nga kryeministri, Hashim Thaçi, me institucionet përkatëse dhe njerëzit përkatës.
Sipas Stavilecit, ekzistojnë mundësitë reale dhe konkrete për të bërë një gjë të tillë, dhe qëllim i të gjithë kësaj se është krijimi i vendeve të reja të punës.