Stavileci express tender për Agushin
Prishtinë, 10 dhjetor - Sot është përzgjedhur fituesi, e një ditë më pas është bërë organizimi. Kjo i ka ndodhur Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MPZHR), e cila drejtohet nga Blerand Stavileci.
Zyra e prokurimit e kësaj ministrie, më 19 nëntor të këtij viti, e ka përzgjedhur kompaninë Door to Door, si fituese e tenderit për organizimin e evenimentit Dita ndërkombëtare të gruas fermere.
Mirëpo, vetëm një ditë më vonë, kompania fituese ka arritur të organizojë aktivitetin për të cilin ministria e Stavilecit e ka paguar hiç më pak se 8 mijë e 400 euro.
Kompania në fjalë sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Tregtisë është pronë e Meral Agushit, e cila zyrtarisht ka të punësuar vetëm dy punëtorë, ku si kapital themeltar nuk i figuron qoftë vetëm një cent.
Mirëpo, shpallja e fituesit dhe organizimi i menjëhershëm është në kundërshtim me
rregullat e prokurimit në vend, pasi që pas shpalljes së fituesit, ministria do të duhet tiu lërë kohë për ankesa të kompanive tjera që kanë qenë në garë, e që në këtë rast janë \"Marketing Mix\" dhe \"Zhaki Advertising.
/Zëri/