22 Dhjetor 2024

Stabilizohet indeksi i FAO-s për ushqimet

Romë, 5 maj - Indeksi global i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ushqimin (FAO) nuk ndryshoi në muajin prill pasi reduktimi i çmimit të sheqerit dhe të orizit amortizoi rritjen që u regjistrua në ushqimet e tjera.

FAO tha se në varësi të ofertës së lëndëve të para ushqimore pritet të ketë edhe një stabilizim të vlerës së këtij indeksi.

Indeksi ushqimor i FAO me qendër në Romë të Italisë, mat ndryshimet mujore të çmimeve të një shporte të ushqimeve ku përfshihen, drithërat, farërat e vajit, produktet e bulmetit, mishi dhe sheqeri.

Në muajin prill ky indeks u rrit shumë lehtë në 232.1 pikë kundrejt vlerës 231 pikë të regjistruar në muajin mars.

Në mars indeksi global i ushqimit regjistroi njëkohësisht edhe rënien nga pika më e lartë rekord e prekur në shkurt pas një serie të rritjes së qëndrueshme në 8 muajt paraardhës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)