Sot shpërndahen e 250 mijë vaksina kundër sëmundjes gungore
Prishtinë, 16 shtator - Pas ngordhjes së 20 kafshëve në 93 fermat e Kosovës nga sëmundja gungore, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, do ta bëjë furnizimin me ilaç vaksinues për gjedhe.
235 mijë doza të ardhura nga Afrika e Jugut ndodhen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari.
Të gjitha këto do të kushtojnë 359 mijë euro, furnizimi i të cilave do të zgjasë 36 muaj.