Sot shënohet Dita Tradicionale e Mollës
Istog, 23 shtator - Shoqata "Pema Kovrage" në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Kuvendit Komunal të Istogut organizon ditën tradicionale të vjeljes se mollës në fshatin Kovragë të Komunës së Istogut.
Kjo është një ditë e rëndësishme për fermerët, pasi që e njëjta shënon rritjet e punës së tyre dhe rezultatet që i kanë arritur ata me mundin e tyre si fermerë.
Përmes përkrahjes së projekteve në sektorin e pemëtarisë, tashmë prodhuesit kanë arritur që të lehtësojnë punën e tyre duke u mundësuar edhe rritjen e sipërfaqeve të mbjella me mollë.
Sipas të dhënave zyrtare, në gjithë territorin e Kosovës, sektori i pemëve përfshin një sipërfaqe prej 8785 hektarë, ndërsa vetëm me kulturën e mollës janë të mbjellë 2076 hektarë.