Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Pyjeve
Prishtinë, 21 mars - Asambleja e Përgjithshme e Kombëve të Bashkuara shpalli datën 21 mars si Ditën Ndërkombëtare te Pyjeve (DNP) në vitin 2012.
Kjo dite, DNP, feston dhe ndërgjegjëson për rëndësinë e gjithë llojeve te Pyjeve, Shtetet pjesëmarrëse inkurajohen te ndërmarrin iniciativa dhe veprime lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për te organizuar aktivitete qe përfshijnë pyjet dhe pemët, përfshire edhe fushata te mbjelljes se pemëve.
Tema e vitit 2018 për Ditën Ndërkombëtare te Pyjeve është: Pyjet për qytete te qëndrueshme.
Kjo thekson se si pyjet dhe pemët ne zonat urbane mund te ndihmojnë ne rregullimin e temperaturës dhe ujit, pastrimin e ajrit, sigurimin e ushqimit dhe strehimit po ashtu dhe edukimin e kohezionit social dhe mirëqenien individuale.
CNVP është organizate ndërkombëtare e shoqërisë civile, qe operon ne 6 vendet e Ballkanit. CNVP përdor analiza te bazuara ne evidenca për te përmirësuar jetesën e qëndrueshme te komuniteteve rurale qe preken nga procesi I vazhdueshëm I ndryshimeve klimatike dhe mjedisore ne suazën e politikes se pranimit ne BE.
CNVP ka disa çështje kyçe interesi siç janë: ndryshimet klimatike, mjedisi, biodiversiteti, menaxhimi I balancuar I burimeve natyrore ; zhvillimin agri rural, përfshirë zhvillimin e zinxhirit te vlerës ne bujqësi dhe energjinë drusore; mobilizimi I komunitetit dhe qeverisje e përmirësuar; po ashtu dhe energjia e rinovueshme dhe menaxhimi I mbetjeve.
CNVP ne punën e saj me menaxhimin e qëndrueshëm te Pyjeve përfshin; sistemet shume funksional te agro-pylltarise për fermerët, zhvillimin e pylltarisë komunale, private dhe te nje shkalle me te vogël, qeverisjen e Pyjeve dhe reformën legjislative; politikat pyjore; menaxhimin e decentralizuar te Pyjeve përfshirë menaxhimin e përbashkët te Pyjeve
CNVP po bën identifikimin e organizatave te tjera qe operojnë ne Ballkan, Hapësirën Evropian Fqinje, Kaukaz dhe Turqi me te cilat mund te bashkëpunoje për te krijuar një mjedis ekonomik me te gjelbër për te ardhmen, duke përfshire menaxhimin e qëndrueshëm te Pyjeve .