Sot shënohet dita e molles
Prishtinë, 28 shtator - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, drejtori i USAID për Kosovë, James Hope, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, si dhe Shoqata e pemëtarëve Pema" në Kovragë të oraganizojnë Diten tradicionale te Vjeljes se Molles.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe vet komuna nga viti në vit po e rritin përkrahjen për sektorin e hortikulturës.
Përmes grandeve dhe donacioneve fermerët po arrijnë që përveç shtimit të kapaciteteve prodhuese, të rrisin edhe cilësinë e këtyre prodhimeve si dhe të modernizojnë edhe pemishtet e tyre.
Aktiviteti mbahet në Kovragë të Istogut, ku do të marrin pjesë edhe kultivues të mollës.
Kjo ditë shënohet për të njëmbëdhjetin vit me radhë po në ketë fshat.