02 Maj 2024

Sot shënohet dita e gruas fermere

Prishtinë, 5 dhjetor - Sot për herë të parë edhe në Kosovë organizohet manifestimi “Dita e gruas fermere”.

Pjesëmarrjen në këtë manifestim e kanë konfirmuar rreth 300 gra fermere, ndërsa fermeres më të suksesshme në prodhim dhe fermeres më të suksesshme në përpunim të produkteve bujqësore, do t’ju ndahen edhe nga 5000 euro grante investive.

Ideja e nderimit të grave fermere me një ditë të veçantë është propozuar në Konferencën e Katërt Botërore të Grave në Pekin në vitin 1995.

 

Ppërmes organizimit të këtij manifestimi, i cili mëton të jetë tradicional edhe në Kosovë, synohet të tërhiqet vëmendje e veçantë për gratë rurale që janë të angazhuara në veprimtari bujqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)