Sot përurohet Qendra e Agrobiznesit në Shtime
Prishtinë, 27 shkurt - Ministri i MBPZhR-së, Blerand Stavileci, do të marrë pjesë në përurimin e Qendrës së Agrobiznesit në Shtime, afër Parkut Teknologjik.
Ky projekt në vlerë prej 475,418.00 euro është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është implementuar nga komuna e Shtimes në partneritet me shoqatën Gratë në Biznes, komunën e Ferizajt, Lipjanit dhe Drenasit.
Pas këtij përurimi, në ora 14:00, ministri Stavileci, do të marrë pjesë në Sesionin e Parë të Forumit Debatues për Sektorin Pyjor në Kosovë, bashkë me të gjithë donatorët e sektorit, i cili do të mbahet në hotel Sharri, në Prevallë.
Në këtë sesion, i cili është organizuar nga Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me donatorët dhe partnerët implementues, do të shtjellohen hollësisht çështjet dhe sfidat e zhvillimit të sektorit pyjor në Kosovë.