Sot nis promovimi i investimeve në sektorin e bujqësisë
Prishtinë, 18 korrik - Sot në Prishtinë, do të nis takimi për promovimin e investimeve në sektorin e bujqësisë, i cili organizohet nga USAID - Programi për mundësi të reja për bujqësi, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovës.
Ky takim, në të cilin do të marr pjesë ministri i MBPZhR-së, z. Blerand Stavileci dhe drejtoresha e USAID-it, znj. Maureen Shauket, ka për qëllim identifikimin e potencialeve për zhvillimin e prodhimtarisë bujqësore, mundësitë pas korrjes, tregtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore për investitorët e rinj dhe ata ekzistues në sektor.
Ky takim, gjithashtu do të ndihmoj edhe në identifikimin e mundësive në sektorët specifik, kulturat aktuale që janë të përshtatshme për tu kultivuar në tregun e Kosovës, e të cilat kanë potencial për përpunim dhe të cilat në një afat më të gjatë mund të eksportohen.