Sot nis projekti i binjakëzimit Përkrahje Ministrisë se Bujqësisë"
Prishtinë, 15 mars - Sot do të filloj zyrtarisht projekti i binjakëzimit Përkrahje për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në zhvillimin e legjislacionit, politikave dhe në zbatimin e Planit për Zhvillim Rural dhe Bujqësor.
Ky projekt i binjakëzimin financohet nga BE-ja në vlerë prej 2 milionë euro dhe do të implementohet nga institucionet publike të Austrisë, Gjermanisë, Hungarisë dhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë.
Pjesëmarrës në hapjen zyrtare të këtij projekti do të jetë ministri i MBPZHR-së Blerand Stavileci, shefi i operacioneve në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë Christof Stock, ambasadori i Austrisë në Kosovë Johann Brieger, përfaqësuesi i Ambasadës së Gjermanisë z. Matthias Kiesler, përfaqësuesi i Ambasadës së Hungarisë z. Istvan Sipos, etj.