Sot në Kosovë takohet rrjeti ballkanik për bujqësi organike
Prishtinë, 4 dhjetor - Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë do të organizojë konferencën e Rrjetit Ballkanik për Bujqësi Organike me temë \"Promovimi i prodhimit organik në Kosovë dhe Bashkëpunim në vendet e Ballkanit\".
Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, do të marrë pjesë në konferencën e Rrjetit Ballkanik për Bujqësi Organike, e cila do të mbahet në hotelin Amazona, në Milloshevë të komunës së Obiliqit.
Në këtë konferencë, përveç ministrit Stavileci, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrive të Bujqësisë së Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Bullgarisë dhe Bosnje e Hercegovinës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga të gjitha vendet e rajonit.