Sot hapet panairi me produkte të grave në agrobiznes
Prishtinë, 9 mars - OJQ EcoKosWomen organizon hapjen e panairit me produkte të grave në agrobiznes.
Në panair do të ekspozohen së paku 12 agrobiznese të drejtuara nga gratë, si dhe do të shpaloset edhe logoja e fushatës për mbështetje të agrobizneseve të grave.
Përveç agrobizneseve, në hapje do të jenë të pranishëm edhe Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, nënkryetarja e Prishtinës, Drejtor të Drejtorive të Bujqësisë të komunave të përfshira në projekt, donatorë si dhe shoqatat nacionale nga fusha e bujqësisë.
Ngjarja organizohet nga OJQ EcoKosWomen – EKW në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural” (SIRED) që zbatohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), Komuna e Prishtinës dhe tetë komuna të tjera.