Sot hapet panairi i produkteve bujqesore
Prishtinë, 2 tetor - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga sot deri me 5 Tetor organizojne Panairin e Produkteve Bujqesore .
Hapjen e Panairit do ta bëjë Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci.
Ne ceremonine e hapjes se Panairit do të marrin pjesë edhe shumë personalitete të rëndesishme vendore dhe ndërkombëtare.
Ky panair do të jetë i hapur deri më 5 tetor dhe produktet e tyre bujqësore do ti ekspozojnë rreth 90 agrobiznese.