Sot fillon zyrtarisht fushata e repelimit të kafshëve për vitin 2017
Prishtinë, 18 mars - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se sot në fshatin Shkozë, komuna Malishevë, fillon zyrtarisht fushata e repelimit masiv të kafshëve në komunat Malishevë, Rahovec dhe një pjesë të fshatrave të komunave Klinë dhe Suharekë.
Kjo fushatë bëhet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike (krime kongo).
Hapjen e fushatës do ta bëj Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së Dr. Valdet Gjinovci, bashkërisht me përfaqësuesit e organeve lokale.
Aty do të merrni informata rreth aksionit i cili do të zhvillohet në faza, po ashtu edhe efekti apo rezultatet që ka dhënë kjo formë e luftimit të kësaj sëmundje.