Sot fillon Festa e Vjeljes së Rrushit Hardh Fest
Rahovec, 16 gusht - Komuna e Rahovecit nis sot organizimin e njërit nder aktivitetet më të rëndësishme siç është Festa e Vjeljes së Rrushit e që njihet me emrin Hardh Fest.
Këtë vit Hardh Fest do të organizohet nën moton Një got’ për mot.
“Në këtë 5-vjetor, është koha që të ngremë të gjithë një dolli, si shenjë falënderimi për të gjithë ata që besuan në këtë ide, që sot është e njohur ndërkombëtarisht. Është koha të ngremë një gotë vere lart e të festojmë për shume mot, dashuri e shëndet”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të festivalit.
Hardh Fest sjell një nga eksperiencat më të bukura jetësore për të gjithë ata që e vizitojnë festivalin, duke nisur nga mikpritja rahoveciane deri te Hardh Campi, e më pas ka aktivitete, të cilat synojnë promovimin e prodhimeve të rrushit.
Mbajtja e festivalit në verë, ka qenë kërkesë e madhe e mërgatës nga Kosova, ndërsa në festivalin e sivjetshëm do të marrin pjesë edhe turistë të huaj nga Japonia, Amerika dhe Zvicra.
Në këtë 5 vjetor, Hardh Fest sjell një nga eksperiencat më të bukura jetësore për të gjithë ata që e vizitojnë festivalin, duke nisur nga mikpritja rahoveciane deri te Hardh Camp, e më pas ka aktivitete, të cilat synojnë promovimin e prodhimeve të rrushit.
Festivali organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi dhe në përkrahje të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Kulturës.