Sot fillon faza e 2 e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Prishtinë, 19 qershor - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot, fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor të qytetit të Prishtinës.
Kjoditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë, dhe pasi që parashikimetklimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00,sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
19.06.2017 -Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë(Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.
20.06.2017 - Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica.
21.06.2017 - Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik), Zona Industriale, Lagjja NIC dhe Kazerma Adem Jashari.
22.06.2017 - Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria.
23.06.2017 - Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi.
24.06.2017 - Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh
\"Lusim të gjithë qytetarët për bashkëpunim, në mënyrë që ky aktivitet të jetësa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet timbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, dhe tëkufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi sëpaku për një orë\", thekson komuna.
Gjithashtu, apelohet te shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë ivazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin përnjë dezinsektim sa më efektiv.