Somalia paralajmëron mbi mungesën e ushqimeve
Mogadisho, 7 gusht - Qeveria e Somalisë ka paralajmëruar mbi thatësirën dhe mungesën e theksuar të ushqimeve në disa rajone të vendit dhe me këtë rast ka kërkuar ndihma emergjente humanitare ndërkombëtare.
Sipas një raporti të agjencisë Shinhua të lajmeve nga Mogadisho, qeveria e Somalisë vuri në dukje se thatësira dhe mungesa e theksuar e ushqimeve ka prekur zonat qendrore, jugore dhe lindore të vendit.
Kjo qeveri pasi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në këto zona nga BN ka kërkuar dërgimin sa më të shpejtë të ndihmave humanitare të tyre në zonat e prekura nga thatësira dhe mungesa e theksuar e ushqimeve.
Qeveria e Somalisë nga OKB dhe nga trupat paqeruajtëse të Ligës Arabe, ka kërkuar të pajisin ushtrinë e Somalisë me pajisjet e nevojshme për transferimin e ushqimeve në zonat e prekura nga thatësira dhe mungesa e ushqimeve.